23.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

La Liga padit Real Madridin për deklaratat pas ndeshjes me Espanyolin

Sipas “El Partidazo de Cope”, La Liga ka paraqitur një padi ndaj Real Madridit pranë Komitetit të Disiplinës së Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit.

Padia lidhet me një letër të dërguar nga klubi madrilen pas ndeshjes kundër Espanyolit, ku kritikohej arbitrimi dhe vihej në dyshim integriteti i garës, veçanërisht për mosndëshkimin me karton të kuq të Romeros pas një ndërhyrjeje ndaj Kylian Mbappé.

Me pranimin e padisë, Real Madridit do t’i kërkohen shpjegime dhe do të nisë një hetim disiplinor. Nëse procesi përfundon me një vendim kundër “Los Blancos”, atëherë klubi mund të përballet me masa ndëshkuese nga federata spanjolle.

Presidenti i La Liga-s: “UEFA po krijon një oligarki klubesh”

Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung”, presidenti i La Liga-s ka kritikuar ndarjen e premiove nga UEFA për Champions League dhe Botërorin e Klubeve.

Sipas tij, ky sistem favorizon një grup të vogël klubesh, duke rritur diferencat me pjesën tjetër:

Me këtë ritëm, ligat europiane do të dominohen nga një grusht skuadrash që do të pasurohen gjithnjë e më shumë.”

Kjo deklaratë pason shqetësimet e ngritura nga disa klube të tjera në lidhje me përqendrimin e pasurisë dhe fuqisë sportive në disa prej skuadrave më të mëdha të Evropës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...