25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Lëkundje tërmeti në Itali / Epiqendra në det pranë Sicilisë, qytetarët dalin në rrugë

Një tërmet me magnitudë 4.4 u regjistrua mbrëmjen e së martës në zonën e Ragusas, në Siçili. Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë. Epiqendra është lokalizuar në det, 15 kilometra në jug të Acate, me thellësi 30 kilometra. Tërmeti u ndie nga popullsia që doli në rrugë dhe sheshe. “Ishte një tronditje shumë e fortë dhe e gjatë”, thonë dëshmitarët. Për momentin mediat italiane nuk raportojnë dëme.

Tërmeti u ndje fortë në Sirakuzë, Catania dhe midis Licata (Agrigento) dhe Gelas (Caltanissetta), por edhe në Palermo. Zjarrfikësit informuan përmes Tëitter se nuk kishte asnjë telefonatë ankthi ose ndonjë dëm të raportuar. Edhe nga kontrollet e kryera nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, nuk u gjet asnjë dëmtim ose të lënduar pas tronditjes.

“Dëgjuam një gjëmim të fortë, një tronditje shumë të gjatë, llambadarët po lëviznin, menjëherë kuptuam se ishte një lëkundje dhe instinktivisht e gjetëm veten të gjithë në rrugë”, thotë Valeria Zorzi nga Vittoria, një nga qendrat e Raguzës ku tërmeti u ndje fort. “Covid të detyron të rrish brenda, por tërmeti të detyron të dalësh jashtë…. dhe presim me ankth”, shtoi ajo.

“Kisha shumë frikë, gjithçka po dridhej”, janë fjalët e Stefano Sucato, i cili jeton në Comiso. “Shumë njerëz kanë ikur dhe janë ende në rrugë”. Tërmeti u ndie në shumë komuna në Siçilinë lindore por edhe në disa zona të anës perëndimore. “Gruaja ime është në Lascari, në zonën e Palermos, dhe ajo gjithashtu e ka ndjerë atë”, përfundon ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...