31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Liderët Botërorë dhe Ballkani Perëndimor në Sesionin e 79-të të Asamblesë së OKB-së

Udhëheqës nga mbarë bota, përfshirë liderë të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, do të marrin pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që fillon punimet këtë të diel në Nju Jork. Në mesin e tyre do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Fokusi kryesor i këtij sesioni do të jenë krizat dhe konfliktet globale, veçanërisht luftërat në Gaza, Ukrainë dhe Sudan. Axhenda e Asamblesë përfshin një seri takimesh të rëndësishme, duke filluar me samitin e së ardhmes dhe vijuar për disa ditë me diskutime për çështje globale.

Një takim i veçantë është parashikuar midis Shefit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në sesionin e OKB-së pritet të marrë pjesë edhe një delegacion i nivelit të lartë nga Bashkimi Evropian, përfshirë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Komisioni Evropian ka theksuar pesë prioritete kryesore për këtë sesion: promovimi i një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla, mbështetja për paqen dhe sigurinë, avancimi i zhvillimit të qëndrueshëm, adresimi i krizës planetare, dhe nxitja e besimit nëpërmjet një sistemi shumëpalësh më efektiv.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka theksuar rëndësinë e multilateralizmit në zgjidhjen e problemeve globale, duke shtuar se “nuk mund t’i zgjidhim problemet e shekullit të 21-të me mjetet e shekullit të 20-të.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...