34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Lideri historik i ultrasve të Interit, vritet në rrugë në periferi të Milanos

Vittorio Boiocchi, 69 vjeç, lideri historik i ultrasve të Interit, u vra mbrëmjen e të shtunsë në rrugë, në periferi të Milanos.

Sipas asaj që shkruan ANSA, ai u qëllua disa herë me armë zjarri rreth orës 19:45, në lagjen Figino. Plumbat e kapën në qafë e kraharor. 69-vjeçari u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e San Carlos, ku dhe ndërroi jetë.

Atentati ndodhi pak para fillimit të ndeshjes në shtëpi të Inter kundër Sampdorias. Pas lajmit për vrasjen e Boiocchi, Curva Nord i Interit qëndroi në heshtje, pa shfaqur pankarta dhe pa brohoritur gjatë ndeshjes kundër kundërshtarëve të tyre në San Siro. Më pas ata u larguan nga tribuna.

Sipas mediave fqinje, Boiocchi praktikisht pati një jetë mes burgut dhe stadiumit, pasionin e tij të madh.

Dënimet në kohë për 69-vjeçarin ishin të ndryshme: grabitje, trafik droge e rrëmbim. Ai kaloi mbi 26 vjet në burg. Herën e fundit u arrestua në vitin 2021, pikërisht nga autoritetet në Milano, që tanimë kanë nisur hetimet për vrasjen e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Aksident tragjik në Kavajë, përplasen motomjeti dhe automjeti, humb jetën 49-vjeçari

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së motomjetit me një...

Islanda i thotë “Jo” afrimit me BE-në, 52.5% kundër: Sovraniteti dhe peshkimi mposhtin argumentin...

0
Islanda i ka thënë “Jo” afrimit të mëtejshëm me Bashkimin Evropian, duke e kthyer referendumin në një debat të gjerë mbi sovranitetin kombëtar, kontrollin...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...