32.9 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Lindsay Lohan zbulon sekretet e pamjes së saj: “Jam e çmendur pas kujdesit për lëkurën dhe shëndetit”

Hollywood – Aktorja e njohur Lindsay Lohan, e rikthyer në vëmendje jo vetëm për projektet e saj artistike por edhe për pamjen rinore, ka zbuluar së fundmi sekretet e rutinës që ndjek çdo ditë për kujdesin e lëkurës dhe shëndetit.

Në një intervistë të fundit, Lohan thekson se transformimi i saj fizik nuk ka lidhje me ndërhyrje estetike, por është rezultat i një diete rigoroze dhe një rutine të personalizuar mirëqenieje.

“Unë pi një lëng çdo mëngjes me karota, xhenxhefil, limon, vaj ulliri dhe mollë. Gjithashtu konsumoj shumë çaj jeshil dhe ujë,” – tha ajo.

Aktorja, e njohur për rolet ikonike në filmat e viteve 2000, zbuloi gjithashtu se është në fazat e para të zhvillimit të linjës së saj të produkteve për kujdesin e lëkurës, duke testuar gjithçka personalisht.

“Jam shumë specifike, sepse jam e çmendur pas lëkurës dhe shëndetit tim,” – u shpreh Lohan, duke shtuar se zakonisht zhyt fytyrën në ujë me akull në mëngjes, pi ujë me limon dhe fara chia, dhe vendos maska për sytë çdo ditë. Ajo pranoi se është gjithashtu adhuruese e trajtimeve me lazer.

Në lidhje me thashethemet që qarkullojnë për ndërhyrje estetike, Lindsay dha një përgjigje të prerë:

“Të gjithë bëjnë botoks,” – tha ajo me sinqeritet, ndërkohë që publicisti i saj ndërhyri për të denoncuar standardet e dyfishta të bukurisë në Hollywood, ku presioni ndaj grave publike mbetet i lartë.
p

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...