15.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Loredana Zefi si Anëtare e Jurisë në “Deutschland sucht den Superstar”

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, pas një vere plot koncerte dhe pushime, po fillon sezonin e ri me shumë zell. Ajo do të jetë pjesë e jurisë në edicionin e 21-të të spektaklit të njohur gjerman “Deutschland sucht den Superstar” (DSDS), që ka si qëllim zbulimin e talenteve të reja muzikore. Loredana do të japë vlerësimet e saj mbi performancat e konkurrentëve, duke sjellë një perspektivë të re si artiste me përvojë në industrinë e muzikës.

Loredana, e cila jeton në Gjermani, edhe pse shpesh e viziton Shqipërinë për koncerte, është shumë e angazhuar në skenën muzikore ndërkombëtare. Sa i përket jetës personale, ajo ka zyrtarizuar lidhjen e saj me futbollistin gjerman Karim Adeyemi, i cili është 6 vite më i ri se ajo.

Më parë, Loredana ishte në një lidhje me këngëtarin shqiptar Gramoz Aliu, i njohur me nofkën ‘Mozzik’. Ata kanë një vajzë së bashku, Hanën, e cila pas ndarjes jeton me nënën e saj në Gjermani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT