25.4 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Përmbytjet në Emilia Romagna: Zona Veriore e Italisë goditet nga moti i keq

Rajoni verior i Italisë, Emilia Romagna, është përfshirë nga përmbytje të rënda për shkak të reshjeve të shumta të shiut gjatë 24 orëve të fundit. Zonat më të prekura përfshijnë Bolonjën, Faneza, Riminin dhe Ravenën, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati pas mbi 200 mm shi që ka rënë nga e mërkura, 19 Shtator.

Lumenjtë Marzeno dhe Lamone kanë vërshuar me forcë, duke përmbytur rrugë, banesa dhe sipërfaqe të tëra toke. Videoja e xhiruar me dron nga zona e Faenza-s, në provincën e Ravenës, tregon dëmet e mëdha që përfshijnë tokë të përmbytur, pemëtari të shkatërruara dhe godina të dëmtuara. Në zonën bregdetare, plazhe publike dhe private janë dëmtuar rëndë.

Niveli i lumenjve mbetet i lartë, dhe kryebashkiaku i Faenza-s, Massimo Isola, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët, duke këshilluar që të shmangen bodrumet dhe të qëndrohet në katet e sipërme për siguri. Dëmet materiale llogariten në miliona euro, ndërsa autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të ndihmojnë të prekurit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...