27.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Lufta e Ushtrisë Izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë “dy deri në tre muaj”

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë lufta e Ushtrisë Izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë “dy deri në tre muaj”, duke u zotuar se “pasi të përfundojë ajo, nuk do të ketë më Hamas”.

Sa i përket anëve operacionale të manovrimit – në fund të fundit, asgjë nuk do ta ndalë IDF-në [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit]. Është një përzierje e dy gjërave: aftësive tona ajrore dhe manovrimeve tokësore”, tha Gallant të dielën në Tel Aviv.

Një pushtim tokësor i Rripit të Gazës nga Ushtria e Izraelit mund të jetë i pashmangshëm, pas sulmit të tërbuar të militantëve të Hamasit në qytetet jugore të Izraelit para dy javëve.

Ushtria e Izraelit e rrethoi Gazën dhe i nisi bombardimet hakmarrëse vdekjeprurëse në Gaza menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, si dhe ka grumbulluar tanke dhe dhjetëra mijëra trupa në afërsi të kufirit me enklavën me popullsi të dendur prej 2.3 milionë banorë.

Ky duhet të jetë operacioni jonë i fundit i manovrimit në Gazë, për një arsyeje të thjeshtë, sepse pas tij, nuk do të ketë më Hamas atje”, theksoi Gallant.

Militantët e Hamasit i thyen pengesat kufitare dhe u futën nga Gaza në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer mbi 200 të tjerë.

Si pasojë, e bombardimeve të pareshtura izraelite që nga atëherë në Gaza janë vrarë 4.741 palestinezë, ndërsa 15.898 janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...