9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Lufta jonë nis një faqe të re”, Meta reagon nga burgu pas arrestimit me urdhër nga SPAK

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për herë të parë nga burgu pas arrestimit të tij me urdhër nga SPAK. Në një mesazh, ai falenderoi anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetje të jashtëzakonshme dhe shprehu angazhimin e tij për të vazhduar luftën kundër “Narkoshtetit” në Shqipëri.

Meta tha: “Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu, nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht. Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!

Ai theksoi se arrestimi i tij përfaqëson panikun e regjimit diktatorial përballë të vërtetave dhe shprehu besim të plotë në pafajësinë e tij. “Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë. Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat,” shtoi ai.

Në përfundim, Meta shprehu krenarinë për të qenë një target i “antishqiptarëve” dhe theksoi se e gjithë kjo ndodhi për shkak të patriotizmit të tij dhe mbrojtjes së interesave kombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...

Delina Ibrahimaj: “Shqetësimi kryesor janë çmimet e karburanteve”

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë bashkëbisedimit me furnizuesit e naftës, theksoi se ekzistojnë rezerva ligjore të detyrueshme dhe kanale të sigurta...

“E vështirë kur ishte ai këtu, imagjino pa Gimbon fare” – Selin shpërthen në...

0
Mbrëmjen e djeshme, DJ Gimbo u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”, duke lënë pas emocione të forta për banorët, veçanërisht për...

Aksident tragjik në Korçë–Maliq, humb jetën punonjësi i policisë së burgjeve Krenar Çekiçi

0
Një aksident rrugor i rëndë ndodhi në aksin Korçë–Maliq, pranë fshatit Lumalas, ku u përplasën dy mjete. Sipas raportimeve, disa persona mbetën të lënduar,...

Athinë/Fëmija 3-vjeçar shpëton pasi gëlltiti një brisk rroje

0
Një ngjarje e pazakontë tronditi Athinën, kur një fëmijë 3-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pediatrik pas gëlltitjes së një brisku rroje. Menjëherë...