36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

“SPAK xhelat i bindur i Ramës”, Kryemadhi reagon ndaj deklaratës së SPAK për arrestimin e Metës

Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër pas publikimit të deklaratës zyrtare të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me arrestimin e Ilir Metës dhe caktimin e masës për deputeten. Ajo shprehu shqetësim për mungesën e profesionalizmit dhe shkeljen e detyrimeve ligjore në ruajtjen e sekretit hetimor.

Kryemadhi theksoi: “Sapo u njoha me deklaratën e SPAK për mediat dhe konstatoj me keqardhje mungesën e profesionalizmit dhe shkeljet e detyrimit ligjor që keni në funksion të ruajtjes së sekretit hetimor. Ky detyrim iu a imponon neni 279 i Kodit të Procedurës Penale. Këtë nen ka përdorur SPAK-u edhe për t’i mbyllur gojën gazetarëve kur kanë pasur material për të folur mbi korrupsionin apo krimet e qeverisë së Edi Ramës.”

Ajo vuri në dukje se në deklaratë përmendet se çështja është ende nën hetim, ndërkohë që prokuroria ofron informacione të pavërteta për të dhe familjen e saj. “Unë gjatë hetimit kam arritur të vërtetoj të kundërtën nëpërmjet provave shkresore dhe aktit të ekspertimit kontabël të certifikuar, që kam depozituar pranë SPAK prej kohësh,” tha Kryemadhi.

Ajo shprehu shqetësim se në vendimin për caktimin e masës së sigurimit personal nuk pasqyrohen provat që ajo ka depozituar, të cilat e mbështesin pretendimin e saj për të vërtetën. Kryemadhi theksoi se është njoftuar ligjërisht për caktimin e një mase sigurie ndaj saj, duke akuzuar SPAK se po vepron si “xhelat i bindur” i Edi Ramës.

Deklarata e sotme e SPAK duket e shkruar në zyrën e Propagandës të Edi Ramës. Për familjen time, SPAK shkel çdo të drejtë të njeriut të mbrojtur nga Konventat Europiane dhe Kushtetuta, duke mos siguruar një proces të rregullt ligjor, ndërkohë që për mafiozët në qeveri nuk shohin krimet e përditshme në kurriz të shqiptarëve,” tha Kryemadhi.

Ajo përfundoi duke thënë se intimidimi i SPAK në bashkëpunim me Edi Ramën do të marrë përgjigjen e merituar në çdo shkallë të gjyqësorit, dhe se “SPAK mund të bëjë akuzën, por kurrësesi gjyqin.” Sipas saj, përballja e gënjeshtrave me motivacion politik do të ndodhi kudo dhe ndaj kujtdo, me të njëjtën monedhë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...