21 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria asnjë përparim, OTI publikon raportin

Lufta kundër korrupsionin vijon të mbetet problem shqetësues për shumë shoqëri dhe qeveri në botë.

Organizata Transparency Internacional ka publikuar raportin e përvitshëm ku konstatohet se 95% e 180 shteteve të renditura kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër këtij fenomeni krahasuar me vitin 2017.

Shqipëria në këtë raport ka përparuar me 1 pikë, duke marr 36 nga 35 pikë qe kishte vitin e kaluar. Ajo renditet në vendin e 101, nga 183 shtete që vlerësohen, por për ekspertet e kësaj organizate ajo konsiderohet si shenjë mospërparimi. Por ekspertët këtë ngërç e shohin në të gjithë Ballkanin perëndimor.
“Shqipëria nuk është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku po shohim këtë ngecje në vend thonë ekspertët. Një situatë pothuajse të ngjashme kemi dhe në Mal të Zi, ndonëse atje numri i pikëve është pak më i lartë. Ballkani Perëndimor si rajon dhe vendet brenda tij po tregojnë shumë pak përparim gjatë këtyre viteve. Madje dhe kur ka përparim, nëse ndodh një gjë e tillë, ai nuk është i qëndrueshëm, janë shprehur hartuesit e raportit.

Sipas të dhënave të Transparency International për vitet 2012 – 2022, nivelin më të lartë të korrupsionit Shqipëria e regjistroi në vitin 2013, me 31 pikë, ndërsa vlerësimin më të lartë e pati në vitin 2016 me 39 pikë.

Në 5 vitet e fundit, Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë përparim duke u luhatur vazhdimisht mes 36 dhe 35 pikësh.

Kosova këtë vit ka përparuar me 2 pikë. Përmirësim me 1 pikë shënon dhe Maqedonia e Veriut. Mali i Zi, edhe pse ka humbur një pikë, ai renditet më mirë ndër vendet e rajonit, me 45 pikë.

Ne raport thuhet se nivelin më të ulët të korrupsionit e ka Danimarka, e cila renditet e para me 90 pikë; Në fund të listës janë Sudani i Jugut, Siria dhe Somalia, të cilat prej kohësh janë përfshirë në konflikte të stërzgjatura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...