20 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Lufta në Ukrainë, Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusia po përgatitet për mobilizim më të gjerë ushtarak

Shërbimet e zbulimit të Ministrisë britanike të Mbrojtjes njoftuan se Rusia pritet të shtojë radhët e forcave të saj të armatosura.

Sipas raportit të fundit të kësaj ministrie, në fillim të kësaj jave, deputetët e parlamentit rus prezantuan një projektligj që parashikon ndryshimin e moshës së meshkujve për thirrjen në shërbimin e detyruar ushtarak, nga 21 vjeç në 30 vjeç. Aktualisht, në shërbimin e detyruar ushtarak merren rusët e grupmoshës 18 deri në 27 vjeç.

Sipas ministrisë britanike, ligji ka shumë mundësi të miratohet dhe mund të hyjë në fuqi në muajin janar. “Zyrtarisht Rusia po pengon që meshkujt që regjistrohen për shërbimin ushtarak të marrin pjesë në luftimet në Ukrainë, edhe pse qindra prej tyre mund të kenë shërbyer në operacione për shkak të ngatërresave administrative ose janë detyruar të firmosin kontratat”, tha ministria.

Sipas raportit të shërbimeve britanike, shumë të rinj nga mosha 18-21 vjeç po kërkojnë që ata të bëjnë përjashtim nga ligji me qëllim që të vazhdojnë edukimin e tyre.

Ndërkohë sipas Institutit amerikan për Studime të Luftës forcat ruse kanë kryer sulme tokësore në Bakhmut, Donetsk dhe rajonin Kupyansk-Svatove-Kreminn.

Sipas të dhënave nga Rusia, trupat ruse zmbrapsën forcat ukrainase përgjatë vijës së frontit në Ukrainën jugore./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...