8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Luiz Ejlli dënohet për falsifikim noterial, pritet të apelojë vendimin

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit më 2 tetor 2024, për falsifikim të një akti noterial me të dhëna të pavërteta në favor të Fatmir Avdurramanit, një person nën hetim për të ardhura të pajustifikuara. Vepra penale për të cilën Ejlli u shpall fajtor ndodhi pak muaj para pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP”, në një kohë kur atij i ishte hequr licenca e noterit, por vazhdonte të mbante vulat noteriale.

Fatmir Avdurramani, për të cilin Ejlli falsifikoi dokumentin, është dënuar më parë në Itali për vepra penale të lidhura me prostitucionin, ndërsa në Shqipëri, në vitin 2021, i janë sekuestruar dhe më pas konfiskuar pasuritë. Në përpjekje për të justifikuar burimin e të ardhurave të tij për periudhën 2008-2015, Avdurramani paraqiti një akt noterial të falsifikuar, që tregonte se ai kishte marrë hua prej 210 mijë eurosh nga një person tjetër.

Hetimi nga Prokuroria zbuloi se akti noterial ishte i pavërtetë dhe se kishte shkelje në regjistrimin e tij nga arkiva e Luiz Ejllit. Dokumenti kishte të njëjtën datë dhe numër repertori si një akt tjetër i regjistruar në arkivën e Ejllit, por për një palë krejtësisht të ndryshme. Verifikimi i mëtejshëm tregoi se Avdurramani nuk kishte kryer asnjë veprim noterial në ditët përpara ose pas regjistrimit të dokumentit të falsifikuar.

Luiz Ejlli pranoi se shkrimi në dokument ishte i tij, por deklaroi se për shkak të ngarkesës dhe disa problemeve familjare, arkivat e tij ishin bërë rrëmujë dhe kishte vështirësi në organizimin e akteve. Vulat e tij noteriale i dorëzoi me procesverbal vetëm në maj 2022, dy muaj pas kryerjes së aktit të falsifikuar për Avdurramanin.

Vendimi i Gjykatës së Fierit pritet të apelohet nga Ejlli në Gjykatën e Apelit, e cila do të vendosë nëse dënimi do të mbetet në fuqi apo do të ndryshohet. Këngëtari, i cili u bë i njohur si fitues i “Big Brother VIP Albania 2” në maj 2023, tani përballet me një çështje serioze ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...