23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Përurimi i Xhamisë së Namazgjasë: Simbol i miqësisë dhe bashkëjetesës mes Shqipërisë dhe Turqisë

Pritja e gjatë e besimtarëve myslimanë për përfundimin e Xhamisë së Namazgjasë mori fund sot, me përurimin e këtij tempulli madhështor nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Xhamia, e ndërtuar mbi 10,000 metra katrorë, me kapacitet për të pritur 10,000 besimtarë, u hap sot për të gjithë myslimanët, dhe kryemyftiu i Tiranës, Bilal Teqja, u caktua si kujdestari i saj.

Kryeministri Rama shprehu mirënjohje të thellë ndaj Presidentit Erdogan dhe popullit turk për ndihmën e tyre në ndërtimin e xhamisë, duke e cilësuar këtë projekt si një nyjë të rëndësishme në lidhjen e pazgjidhshme mes dy vendeve. Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e kësaj xhamie si një simbol të unitetit dhe përkushtimit të myslimanëve shqiptarë, duke uruar kryemyftiun Teqja për përgjegjësinë e tij të re.

Faleminderit dhe mirënjohje president i Turqisë, miku im. Ky është një tempull që përfaqëson lidhjet tona të ngushta dhe përkushtimin tuaj vëllazëror. Xhamia e Namazgjasë do të flasë për lidhjen e pazgjidhshme mes popullit shqiptar dhe atij turk,” tha Rama.

Presidenti Erdogan, nga ana tjetër, e përshkroi Xhaminë e Namazgjasë si një simbol të miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes Shqipërisë dhe Turqisë. Ai theksoi se ky objekt nuk është thjesht një vend adhurimi, por një kompleks multifunksional, i pajisur me salla konferencash, bibliotekë dhe dhoma studimi, si dhe ashensorë për personat me aftësi të kufizuara. Erdogan e cilësoi xhaminë si një dhuratë nga populli turk për motrat dhe vëllezërit myslimanë në Shqipëri, duke theksuar mbështetjen e Entit të Çështjeve Fetare dhe Fondacionit Fetar të Turqisë, Diyanet.

Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, është e ndërtuar për të pasqyruar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, nën moton e “muzeut të bashkëjetesës së kulturave ballkanike”, një

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...