6.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Luiz Ejlli flet për humbjen e të atit: “E vetmja gjë që më ngel merak është që nuk isha aty në minutat e fundit”

Gjatë një bisede me Bjordin në “Big Brother Vip”, këngëtari Luiz Ejlli ka folur për humbjen e të atit dy vite më parë.

Luizi tregoi se e ka humbur të atin në natën e Krishtlindjeve, madje kishte folur në telefon me të disa orë para se të merrte lajmin e trishtë.

“Para dy viteve, natën e Krishtlindjeve. Natën që hyra këtu ishte dy-vjetori. Shyqyr që iku pa vuajtje. Ishim shumë të lidhur. Atë natë më ka marrë 4 orë para për të më uruar Krishtlindjet”– tha Luizi.

Më tej Luizi tregon se si ka ndërruar jetë babai i tij, teksa rrëfen që e vetmja gjë që i mbetet merak është fakti se nuk ka qenë aty pranë tij në momentet e fundit.

“Nga ora 11 e 20, kishte dalë me kushërinjtë në një kafe, kanë qenë duke ndenjur në tavolinë dhe babai im iu ka thënë që “ka një shtrëngim.” Siç ka qenë ashtu, është mbajtur në shpatullën e kushëririt, ai e ka shtrirë në tokë dhe e ka ndihmuar derisa ka ardhur ambulanca. E vetmja gjë që më ngel merak, është që nuk isha aty në minutat e fundit. E kanë mbajtur në spital, më tha mami që i kapi dorën një herë dhe…”- tha Luiz

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...