27.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Luizi tregon më shumë për Kiarën e filmin : Kam luftuar shumë për atë vajzë dhe e fitova, s’do e çoj mundin dëm

Protagonisti kryesor dhe fituesi i BBV 2 Luiz Ejlli në një intervistë të zhvilluar së fundmi, nuk është kursyer duke prekur shumë tema që publiku shpeshherë i ngre dhe është kurioz.

Si fillim, nuk kishte si të mungonte ai foli për raportin e tij me Kiarën dhe zbuloi nëse moderatorja bëhet xheloze tani që ai është në kontakt me vajza gjithë kohës.
Kiara nuk është xheloze, por thotë “me mend në kokë”. Ky është si mesazh i koduar (qesh). Nuk ka përse të jetë xheloze. Është normale se në çift ka xhelozi. Unë jam vetë natyrë ngacmuese, e ngacmoj i them u lodha mbrëmë por jo nga koncerti po na erdhën disa balerina. Filloj duke e ngacmuar, por ajo e ka njohur natyrën time dhe për këtë gjë e vlerësoj. Nuk dua të pështyj atje ku kam lëpirë. Kam luftuar shumë për atë vajzë dhe e fitova. Nuk kam përse e çoj dëm gjithë atë kohë, përkushtim dhe vëmendje.”– tha ai për gazetarin Meriton Mjekiqi.

Në lidhje me lojën e tij në “BBV” ai u shpreh:

E bukura e “BBV” ka qenë që unë nuk e kuptoja çfarë bëhej jashtë, prandaj vazhdoja dhe luaja fort. Se ndoshta ta dija do t’i kisha futur një mendje të lehtë.
“Në kuadër të Dashurisë” është filmi që do të sjellë Luizin dhe Oltën si burrë dhe grua dhe që mezi po pritet nga fansat e tyre.

Në këtë intervistë Ejlli zbuloi disa detaje të reja:

Filmi është komedi. Besoj se do të pritet mirë. Unë jam një djalë i thjeshtë që bën një punë normale, kurse familja e nuses janë të ashtuquajturit familja elitë, model. Kështu unë kam një mosbarazi me to dhe kjo bëhet shkak që të ndahem. Xhirimet kanë filluar dhe do të përfundojnë me 15 korrik.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...