25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Lulzim Basha komenton përpjekjen për rikthimin e Berishës : “Përpjekja për të bërë pis PD-në do të dështojë”

Lulzim Basha theksoi se përballimi i çështjes së mandatit të Xhaçkës në parlament u bë një sfidë e hapur për kushtetutën, pasi mazhoranca votonte kundër dërgimit të kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese. Nga ana tjetër, ai denoncoi përpjekjen e Edi Ramës për të rikthyer Sali Berishën në grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

‘U bë në sfidim të plotë të kushtetutës. Edhe këtu PD qëndron ndarazi veç nga të gjithë faktorët e tjerë politikë në vend. Qëndrimi ynë ka qenë në zbatim të ligjit dhe GJK. Edhe kur çështje të tillë kur preken individë aleatë, PD nuk bën lojëra kur bëhet fjalë për abuzim me pushtetin. Gjej rastin të përsëris kërkesën tonë për heqjen e imunitetit. Deputetët të jenë para ligjit si të gjithë qytetarët shqiptar. Përpjekja e Edi Ramës për të bërë pis PD, për t’i diktuar kursin e saj euroatlantik.

PD është i vetmi institucion që merr vendime për organizimin e saj brenda dhe jashtë. Pjesë është parimi i mospërfshirjes në stancat e saj e asnjë individi non grata. Përpjekja për të futur një individ, është jo vetëm allishverish mes Ramës dhe Berishës, por edhe përpjekje për të bërë pjesë një pjesë të opozitës në yryshin ndaj SPAK. Duke refuzuar me neveri këtë përpjekje diabolike për të bërë pis Partinë Demokratike, për të na bërë bashkë në aferat korruptive. Kjo përpjekje do të dështojë dhe do të ketë përgjigjje adekuate.’

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...