2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Lulzim Berisha ekstradohet në Shqipëri, kush është ish-kreu i “Bandës së Durrësit”

Ish-kreu i famëkeq i “Bandës së Durrësit”, Lulzim Berisha, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, pas një beteje të gjatë ligjore për të shmangur kthimin në vendlindje. Berisha ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2022 dhe u arrestua në Spanjë, ku qëndroi për 15 muaj, duke përdorur një identitet bullgar.

Në momentin e arrestimit, ai u gjet i transformuar fizikisht, me mjekër të bardhë dhe tatuazhe në duar. Pavarësisht përpjekjeve të tij për të shmangur ekstradimin, Gjykata Kombëtare e Spanjës vendosi ta dorëzojë atë tek autoritetet shqiptare.

Kush është Lulzim Berisha?

Lulzim Berisha konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të krimit të organizuar në Shqipëri. Ai drejtoi për më shumë se një dekadë “Bandën e Durrësit”, e cila akuzohet për një seri vrasjesh dhe veprimtarish kriminale, duke përfshirë trafik droge dhe armësh.

Historiku i krimeve të “Bandës së Durrësit”
• 17 tetor 1998 – Banda e Durrësit, e drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu, akuzohet për vrasjen e Dritan Sallakut.
• 29 tetor 1998 – Ekzekutimi i Viron Currit dhe Arjan Pajës, ku u plagos edhe Marsel Sotiri.
• 22 gusht 1999 – Marsel Sotiri, i mbijetuar nga atentati i vitit 1998, ekzekutohet në lagjen Plazh, Durrës.
• 9 korrik 2000 – Banda organizon vrasjen e Dritan Dishës në Shënavlash, Durrës.
• 14 janar 2002 – Ekzekutohet Ervin Lame në Durrës.
• 2003 – Organizata ndahet në dy grupe rivale: një i drejtuar nga Berisha dhe tjetri nga Klodian Saliu.
• 26 shkurt 2005 – Banda e Berishës organizon vrasjen e Klodian Saliut pranë Maminasit.
• 13 tetor 2005 – Indrit Dokle, pasardhësi i Saliut, ekzekuton Avni Gashin, trupin e të cilit e hedh në Romanat, Durrës.
• 30 tetor 2005 – Vritet Ilir Kolgjini, miku i Lulzim Berishës, pranë stadiumit “Qemal Stafa”.
• 6 prill 2006 – Lulzim Berisha arrestohet në Maqedoni pas një urdhri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga Shqipëria.

Berisha ishte liruar më herët nga drejtësia shqiptare, por më pas u shpall sërish në kërkim. Pas ekstradimit të tij, pritet të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...