24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Lushnjë /Arrestohet 30-vjeçari për vjedhjen e cigareve nga supermarketi

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës pasi akuzohet për vjedhjen e stekave të cigareve në një supermarket.

Pas njoftimit të pranuar nga salla operative se në orët e hershme të mëngjesit, një person i paidentifikuar ishte futur nga dritarja në një supermarket dhe kishte kryer vjedhjen e disa stekave të cigareve, forcat e Komisariatit të Lushnjës filluan hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Lushnjë arritën të identifikojnë dhe më pas të arrestojnë në flagrancë shtetasin D. Y., 30 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte dënuar më parë për vjedhje. Ky individ dyshohet të ketë vjedhur 5 steka cigare në supermarket. Materialet procedurale u dorëzuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...