33.6 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Lushnje/ Zjarr në ish-parkun e mjeteve, shkrumbohen katër autobusë

Lushnje, 29 maj 2025 – Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë orët e para të mëngjesit ish-parkun e mjeteve në qytetin e Lushnjes, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 03:45, duke përfshirë katër autobusë, ku tre janë djegur plotësisht, ndërsa një tjetër është dëmtuar pjesërisht.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse nga Lushnja, Divjaka dhe Fieri, është arritur të shmanget përhapja e flakëve në zona të tjera të parkut, duke parandaluar një katastrofë më të madhe.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, i cili ka lënë pas dëme të konsiderueshme ekonomike.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një version zyrtar mbi natyrën e zjarrit, por nuk përjashtohet as pista e një zjarri të qëllimshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...