6.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Macron në Tiranë: Propozimi për armëpushim në Ukrainë është amerikan – Putini po tregon cinizëm, Trump ka dhënë mbështetje

TIRANË – Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, komentoi mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me luftën në Ukrainë dhe përpjekjet për paqe, duke theksuar se propozimi për armëpushim është një nismë amerikane që duhet respektuar, ndërsa reagimi i Rusisë, sipas tij, ka qenë zhgënjyes.

“Presidenti amerikan erdhi me një ambicie për të bërë paqe. Ishte një deklaratë e rëndësishme dhe SHBA duhet të respektohet për këtë. Ne reaguam menjëherë duke thënë se paqja duhet të jetë e fortë dhe e qëndrueshme,” deklaroi Macron.

Ai sqaroi se gjatë një vizite të përbashkët në Kiev me liderët politikë Merz dhe Strmer, kanë pasur një bisedë telefonike me Donald Trump, ku kanë përçuar qëndrimin e përbashkët për një armëpushim të mbështetur nga garanci sigurie për Ukrainën. Macron theksoi se Trump ka dhënë miratimin për këtë linjë veprimi, ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shprehur gatishmëri për marrëveshje që të dielën.

“Ne jemi të gjithë për armëpushim, me garanci sigurie, dhe duhet vendosur presion mbi Rusinë. Trump ka dhënë një mbështetje të fortë. Pastaj, Putini reagoi duke propozuar një takim në Stamboll. Por sot, nuk kemi asgjë konkrete”, u shpreh Presidenti francez.

Në vijim, Macron nuk kurseu kritikat ndaj qëndrimit të presidentit rus Vladimir Putin, duke e cilësuar si “cinik” përballë përpjekjeve të përbashkëta ndërkombëtare për paqe. “Jam i sigurt që Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës, do të reagojë. Propozimi për armëpushim dhe për t’u ulur në dialog janë amerikanë dhe të rëndësishëm. Nuk mund të kenë një përgjigje negative nga Rusia,” shtoi Macron.

Në përfundim të deklaratës së tij, presidenti francez theksoi se vendi i tij dhe aleatët do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, “që të rezistojë dhe të ketë paqe të qëndrueshme”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...