16.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Halle Bailey kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj DDG: Akuza për dhunë fizike dhe kërcënime pas ndarjes

Los Angeles – Këngëtarja, kompozitorja dhe aktorja e njohur amerikane, Halle Bailey, ka paraqitur një kërkesë për urdhër mbrojtjeje ndaj ish-partnerit të saj, reperit Darryl Dwayne Granberry Jr., i njohur si DDG, duke e akuzuar për dhunë fizike dhe abuzim të vazhdueshëm, madje edhe pas ndarjes së tyre.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, Halle pretendon se është përballur me disa raste dhune, që kulmuan me një incident të rëndë në janar të këtij viti, kur reperi erdhi për të marrë djalin e tyre, Halo. Sipas saj, një debat mbi orarin e vizitave degjeneroi në dhunë fizike, ku DDG e tërhoqi nga flokët dhe e përplasi me fytyrën në timon, duke i shkaktuar një dhëmb të thyer dhe mavijosje të shumta.

E shqetësuar për sigurinë e fëmijës, Halle vendosi të mos e linte djalin vetëm me të atin në atë gjendje dhe e la përkohësisht në kujdesin e familjes së DDG-së. Ajo i paraqiti gjykatës fotografi të dëmtimeve fizike si provë.

Në një tjetër incident të ndodhur në mars, DDG dyshohet se hyri pa leje në shtëpinë e Halle-së, i dërgoi një fotografi të shtratit të saj me një mesazh që ajo e interpretoi si një akuzë për pabesi. Disa ditë më vonë, ai u kthye në banesë, i bërtiti, shkatërroi kamerën e sigurisë dhe hodhi telefonin e saj nga makina.

Sipas akuzës së saj, përndjekja vazhdoi edhe fundjavën e kaluar, kur reperi e akuzoi se po udhëtonte me këngëtarin Brent Faiyaz, edhe pse ajo kishte sqaruar se donte të kalonte Ditën e Nënës në qetësi me djalin e saj.

Gjykata miratoi një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje, që ndalon reperin të afrohet më shumë se 100 metra nga Halle Bailey dhe djali i tyre, si dhe ndalon çdo kontakt, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.

Ngjarja ka tronditur publikun dhe fansat e Bailey, e cila prej kohësh konsiderohet një nga zërat më premtues të brezit të ri në muzikë dhe kinematografi. Reperi DDG ende nuk ka bërë një deklaratë publike mbi akuzat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...