8.5 C
Tiranë
Sunday, April 19, 2026
spot_img

Macron: “Putin po bën një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, por nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë”

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se është jetike që Rusia të mos poshtërohet në mënyrë që kur të ndalen luftimet në Ukrainë të mund të gjendet një zgjidhje diplomatike.

Ai shtoi se beson se Parisi do të luante një rol ndërmjetësues për t’i dhënë fund konfliktit.

Macron ka kërkuar të mbajë një dialog me presidentin rus, Vladimir Putin që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt.

Qëndrimi i tij është kritikuar vazhdimisht nga disa partnerë lindorë dhe baltikë në Evropë, pasi ata e shohin atë si minim të përpjekjeve për të presionuar Putinin në tryezën e bisedimeve.

“Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, ne të mund të ndërtojmë një platformë daljeje me mjete diplomatike”, tha Macron në një intervistë për gazetat rajonale të botuara të shtunën.

“Unë jam i bindur se roli i Francës është të jetë një fuqi ndërmjetëse”, tha ai.

Macron ka folur rregullisht me Putinin që nga pushtimi, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim dhe për të filluar negociata të besueshme midis Kievit dhe Moskës.

“Unë mendoj dhe i thashë, se ai po bën një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe për historinë”, tha Macron.

Franca e ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht, por deri më tani Macron nuk ka qenë në Kiev për të ofruar mbështetje simbolike politike si liderët e tjerë të BE-së, diçka që Ukraina ka kërkuar që ai të bëjë. Macron tha se nuk e kishte përjashtuar mundësinë e vizitës atje./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dy të rinj në pranga” – goditet grupi i lidhur me mafian shqiptare në...

0
Policia greke ka arrestuar dy të rinj në zonën e Agios Panteleimonas në Athens, të dyshuar për përfshirje në një aktivitet kriminal të lidhur...

‘Një rrugëtim i gjatë me një ekip profesionistësh’ – prapaskenat e finales së ‘BBVA5’,...

0
Sot shënohet finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP Albania 5”, një moment që ka mbajtur të angazhuar publikun për më shumë se 100...

“Janë mbi çdo pushtet” – Ina Zhupa akuzon Taulant Ballën për standard të dyfishtë...

0
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar publikisht ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, duke e akuzuar...

“Sulmohen dy anije indiane” – India ngre shqetësime ndaj Iranit për incidentin në Ngushticën...

0
Ministria e Punëve të Jashtme e Indisë ka njoftuar se dy anije me flamur indian, të cilat transportonin naftë bruto, janë sulmuar gjatë kalimit...

“Arrestohet në Dubai” – Daniel Kinahan pjesë e krimit të organizuar arrestohet né një...

0
Autoritetet ndërkombëtare po hetojnë raportimet se figura e njohur e krimit të organizuar Daniel Kinahan është arrestuar në Dubai, pas një operacioni të përbashkët...