24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Manifestim i qartë i dhunës së papranueshme”, Niko Peleshi dënon i aktin e dhunës në Parlamentin e Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka dënuar ashpër aktet e sotme të opozitës në Parlament, ku deputetët e opozitës dogjën karriget e tyre në oborrin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi theksoi se ky veprim nuk përfaqëson një aksion politik opozitar, por është një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme.

Ai shprehet se deputetët e mazhorancës janë në Parlament për të debatuar me fjalë, dhe jo për t’u përleshur me karrige. “Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian,” thekson ai.

Peleshi nënvizon se sot pritet nga të gjithë deputetët përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Ai thekson se seanca parlamentare duhet të jetë një tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm.

“Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Një deputet nuk mund të tolerohet asnjë veprim që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna,” shkruan Peleshi, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe etikës në institucione.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...