27.2 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Manja: Zbardhet rasti i spitalit Onkologjik dhe mikrokredive, mbrojtja e sistemit bankar një çështje e sigurisë kombëtare

Ulsi Manja, Ministri i Drejtësisë, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, ka ndalur tek skandali në spitalin Onkologjik dhe vetëvrasja e Pal Trashajt, i cili piu fostoksinë para dyert e SPAK për shkak të problemeve që kishte me një mikrokredi.

“Rasti tek Onkologjiku është zbardhur tërësisht me hetime proaktive të Prokurorisë dhe sektorit të krimit ekonomik, për të cilat duhet t’u falenderojmë ata. Fillimisht, ai ka nisur si rast kontrabande ilaçesh dhe falë interesit të madh publik që ka përcjellë këtë rast, u finalizua me sukses për publikun. Është e rëndësishme që ky rast të trajtohet me seriozitet dhe të zbardhet plotësisht nga drejtësia, pasi kjo nuk është një çështje për gjyq publik. Ne e kemi dënuar rastin dhe presim që hetimet të zbardhin plotësisht përgjegjësinë penale dhe të gjithë personat e implikuar në këtë ngjarje të rëndë.”

Lidhur me rastin e mikrokredive, Ministri Manja shtoi: “Unë kam zgjedhur të hesht dhe do të vazhdoj të bëj kështu, pasi mbrojtja e sistemit bankar është një çështje e sigurisë kombëtare. Mbrojtja e qytetarëve që kanë marrë kredi në banka apo institucione të tjera është po ashtu një çështje e rëndësishme për mbrojtjen e interesit publik. Është ligji ai që ndan qartësisht rolin tonë, dhe kjo detyrë nuk i përket vetëm opozitës, por edhe mazhorancës, për të mbrojtur interesin publik nga sulmet dhe për të ruajtur stabilitetin e sistemit bankar nga presionet politike.”

Manja gjithashtu informoi: “Më 31 maj 2024, 11 përmbaruesve privatë u është hequr licenca dhe ata aktualisht janë nën hetim penal nga Prokuroria e Tiranës. Ministria e Drejtësisë po bashkëpunon ngushtë me hetuesit penalë për të siguruar se të gjithë ata që shkelin ligjin dhe përdorin praktika të paligjshme do të përgjigjen për veprimet e tyre para drejtësisë. Ne kemi bërë detyrën tonë pa hezitim.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...