20.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Maqedonia e Veriut drejt formimit të qeverisë së re, Zaev jep dorëheqjen

Dimitar Kovaçevski, të mërkurën, më 29 dhjetor, pritet edhe zyrtarisht të mandatohet si kryeministri i Maqedonisë së Veriut nga presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski.
Kovaçevski, i cili drejton Lidhjes Social Demokrate (LSDM), sipas Kushtetutës, do të ketë 20 ditë afat që të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re të kabinetit qeveritar. Qeveria e re pritet të votohet më së voni deri më 15 janar, 2022, me 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi.

Shumica parlamentare numëron 64 deputetë; 44 të LSDM-së, 15 janë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), katër të Alternativës dhe një deputet i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Kandidati për kryeministër, Dimitar Koçavevski, ka thënë se prioritet i punës së tij do të jetë përballja me sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, ndërsa sa i përket përbërjes së Qeverisë, ai tha mes partnerëve qeveritarë tashmë janë definuar postet ministrore, por nuk ka dhënë detaje lidhur me kuadrot që do të jenë pjesë e ekzekutivit.

Darko Kovaçevski, në postin e kryeministrit dhe të kryetarit të LSDM-së, zëvendëson Zoran Zaevin, i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 31 tetor.

“Prioritetet tona kanë të bëjnë për përshpejtimin dhe forcimin e kursit të integrimit evropian të vendit, përballja me sfidat më të rënda, si kriza energjetike, përballja me pandeminë, forcimi i sistemit arsimor, e kështu me radhë”, ka deklaruar Kovaçevski.

Sa i përket drejtimit të ministrive, ndryshimet më të mëdha pritet të ndodhin në radhët e LSDM-së. Oliver Spasovski më nuk do të jetë ministër i Punëve të Brendshme.

“Kryetarit të ri duhet t’i jepet mundësia, t’i jepet autoriteti i plotë në zgjedhjen e ekipit të tij. Mbase ai duhet të bëjë përzgjedhje të reja, njerëz të rinj dhe për këtë mendoj se nuk duhet të jem pjesë e ekipit të ri, për të mos e ngarkuar as kryetarin, as ekipin e tij”, ka deklaruar për mediat Spasovski, një nga bashkëpunëtorëve të afërt të ish-kryeministrit, Zoran Zaev.

Edhe Radmilla Sheqerinska, ministrja e deritanishme e Mbrojtjes nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, sikur edhe ministrja e Arsimit, Milla Carovska.

“Unë kam vendosur që të mos jem pjesë e Qeverisë së re me mandatarin e ri. Gjatë mandatit tim bëm shumë punë në interes të qytetarëve. Këtë kurs do të ndjek edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Carovska.

Pjesë e kabinetit, jozyrtarisht thuhet se nuk do të jetë as Lupço Nikollovski, i cili deri tani ishte zëvendëskryeministër për luftimin e korrupsionit, sikur që nuk do të jetë as ministri i deritanishëm i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në Qeverinë e re, partia Alternativa, e cila zëvendëson Lëvizjen Besa pas largimit të saj nga ekzekutivi, do të ketë tre poste ministrore; Shëndetësinë, Ministrinë e Administratës Publike dhe Informatikës si dhe një ministër pa resor, përgjegjës për diasporën. Kjo parti do të ketë edhe tre zëvendësministra.

Marrja e posteve të rëndësishme nga Alternativa, ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e disa partive politike maqedonase që janë në koalicion me LSDM-së. Për të heshtur pakënaqësinë e tyre dhe për të mos rrezikuar shumicën, LSDM-ja ka vendosur që me Ministrinë e Mbrojtjes të udhëheqë një kuadër i partisë Liberal Demokrate.

BDI-ja në Qeverinë e re do të ketë po ashtu pozicione të forta. Përveç zëvendëskryeministrit të parë, që do të jetë Artan Grubi, partia që drejtohet nga Ali Ahmeti do të drejtojë edhe Ministrinë e Arsimit, me të cilën bazuar në deklarimet e zyrtarëve të saj, do të udhëheqë Jeton Shaqiri, aktualisht ministër në detyrë i Administratës Publike dhe Informatikës.

Partia e Ahmetit edhe në Qeverinë e re do të vazhdojë të mbajë Ministrinë e Financave, të Ekonomisë, dhe Ministrinë e Ekologjisë. Kjo parti do të ketë edhe pesë poste të zëvendësministrave dhe po aq sekretarë shtetërorë në disa ministri tjera.

Partitë shqiptare në Qeverinë e re do të drejtojnë gjysmën apo tetë nga 16 ministri që përbejnë qeverinë e re, e cila do të jetë e dyta që nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 15 korrik të vitit 2020

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...