33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Marina Vjollca nuk e përjashton një Emision me Luanën: “Kuptohemi me sy”

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi televiziv me motrën e saj, Luana Vjollcën. Teksa ishte e ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, Marina pranoi se ka një kimi të shkëlqyer me Luanën kur janë në ekran dhe se gjithmonë janë mbështetja e parë për njëra-tjetrën në çdo moment.

Jemi telefonata e parë e njëra-tjetrës, si në momente të mira, ashtu edhe në ato të vështira. Luana më thotë gjithmonë se kur jam në punë nuk hap telefonin, por nëse është diçka urgjente, dal dhe flas”, u shpreh Marina.

E pyetur nëse do të realizonin një program së bashku, ajo nuk e mohoi, duke thënë: “Kuptohemi me sy dhe kjo është arsyeja pse gjithnjë ecim mirë kur jemi bashkë në ekran.”

Në fund, Marina zbuloi se po punon për një projekt të ri që do ta sjellë së shpejti, por nuk dha më shumë detaje, duke lënë të kuptohet se surpriza ende nuk është gati për t’u zbuluar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...