20.4 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Marrëveshja për “Mbrojtjen e Monedhave”/ Çuçi: “Vjen si detyrim ndaj partnerëve ndërkombëtar”

Ministri Brendshëm Bledi Çuçi, së bashku me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko dhe Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela nënshkruan marrëveshjen për “Mbrojtjen e Monedhave”.

Gjatë fjalës së tij, Çuçi ka theksuar se kjo marrëveshje vjen si detyrim ndaj partnerëve ndërkombëtar, kryesisht atyre Europianë.

Po ashtu ai shtoi se bashkëpunimi mes institucioneve, godet këtë veprimtari kriminale e cila sipas tij ndikon në destabilitetin e ekonomisë.

“Unë doja që të i’u ndaja disa konsiderata që mbyllen me arsyen pse duhet një marrëveshje kur dihet se falsifikimi i kartëmonedhave është një vepër e dënueshme nga kodi penal. Unë mendoj që kjo marrëveshje vjen si detyrim ndaj partnerëve ndërkombëtar, veçanërisht partnerëve të Bashkimit Europian.

Vetëm pak kohë më parë nënshkruam me Prokurorin e Përgjithshëm, marrëveshjen për vjedhjen e veprave të artit që kanë rëndësi kombëtare.

Unë  mendoj që këto marrëveshje janë efikase për të luftuar paligjshmërinë. Duke lidhur marrëveshje mes institucionesh të ndryshme, duke filluar nga Prokuroria që ka për detyrë të hetojë shkeljet, dhe duke vazhduar me Policinë e Shtetit dhe Bankën e Shqipërisë ne godasim këtë veprimtari penale, që është shumë e rëndësishme, pasi nuk lidhet direkt me viktimat e falsifikimeve të parasë, por ndikon edhe në destabilitetin e ekonomisë. prandaj ne duhet që ti godasim këtë veprimtari kriminale”, tha Çuçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...