21.7 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Martin Henze reagon ashpër ndaj zgjedhjeve në Shqipëri: “Administrata Rama, ilegale dhe mafioze – shqiptarët duhet të kërkojnë zgjedhje të reja nën mbikëqyrjen e OSBE-së”

Martin Henze, Kryetar i Komisionit të Transportit, Infrastrukturës dhe Lëvizshmërisë në Këshillin Ekonomik të CDU-së Veriore në Gjermani, ka reaguar me tone të forta ndaj situatës politike në Shqipëri pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, të cilat i konsideron si një farsë të manipulimit elektoral.

Në një postim në Facebook, Henze i ka dalë hapur në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për manipulim të zgjedhjeve dhe falsifikim të vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Sali Berisha, lideri i PD-së, nuk i ka manipuluar zgjedhjet. ‘Fituesit’ e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 i kanë manipuluar rezultatet me ndihmën e ‘nëndetëseve’ brenda partisë sonë simotër,” – shkruan Henze.

Ai shton se të gjitha përpjekjet për të kërkuar dorëheqjen e Berishës që nga viti 2021 deri më sot janë sipas tij të udhëhequra nga “kukulla të Ramës ose oportunistë” dhe i cilëson ata si armiq të demokracisë.

Në reagimin e tij, Henze citon edhe gazetën gjermane Bild Zeitung, duke kujtuar përshkrimin që kjo e fundit i ka bërë qeverisë shqiptare si një “qeveri mafioze”. Ai shprehet prerë se një administratë që, sipas tij, “abuzon me paratë e taksapaguesve të BE-së” dhe “mbijeton përmes zgjedhjeve të manipuluara”, nuk ka vend në Europë.

Ekzekutivi i hajdutëve nuk ka vend në Europë,” – thekson ai.

Në përfundim, Henze bën thirrje për rrëzimin e administratës Rama, për neutralizimin politik të “nëndetëseve” në opozitë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, të organizuara nën vëzhgimin dhe garancinë e OSBE-së.

Ky reagim i ashpër vjen në një kohë të tensionuar politike në vend, ku akuzat për manipulime dhe mungesë transparence në procesin zgjedhor kanë zënë një vend qendror në debatin publik dhe institucional.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kontrollet në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane” – BKH sekuestron celularin, SPAK...

0
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në vilën dhe ambientet e zyrave të biznesmenit Samir Mane, në kuadër të hetimeve të SPAK për...

Brikena nga BBVIP i futet muzikës, përgatit këngën e parë debutuese

0
Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë veten në industrinë muzikore. Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po...

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me...

‘P*çkë dhia, ishte stratege ajo’ – Ola ‘shpërthen’ me ironi ndaj Mozës pas postimit...

0
Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP 3”, një postim i fundit i Olës...

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...