Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në periferi të Bangkokut, kryeqytetit të Tajlandës, sipas raportimeve që citojnë burime policore.
Mes viktimave dyshohet se është edhe autori i sulmit. Sipas informacioneve paraprake, ai është një nxënës 14-vjeçar, i cili ndiqte klasën e nëntë dhe është gjetur i pajetë në vendngjarje.
Menjëherë pas alarmit, në shkollë mbërritën forca të shumta policie dhe ekipet e emergjencës, të cilat nisën evakuimin e zonës dhe asistencën për të prekurit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën përreth Shkollës Debsirin në provincën Nonthaburi, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit.
Shkolla Debsirin është një institucion arsimor me degë në disa zona të Tajlandës dhe konsiderohet një nga shkollat me reputacion të lartë në sistemin arsimor të vendit.





