24.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69-të, qytetarët rikthehen në bulevard me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë hyrë këtë të premte në ditën e 69-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të vijuar aksionin e tyre protestues.

Prej 68 ditësh, protestuesit kanë deklaruar se do ta vazhdojnë lëvizjen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe hetimin e tij nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Edhe në ditën e 69-të, protesta pritet të shoqërohet me marshim në rrugët e kryeqytetit dhe me thirrje kundër qeverisë. Mes sloganeve që organizatorët kanë paralajmëruar se do të dëgjohen janë: “Rama në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Bashkimi bën fuqinë”.

Protestuesit kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzim të aksionit, përfshirë bllokimin e rrugëve, nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.

Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe hetimin e tij nga SPAK.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...