5.5 C
Tiranë
Sunday, November 16, 2025
spot_img

Masakër në Rio: 132 të vrarë në operacionin policor më vdekjeprurës në historinë e Brazilit, pak ditë para vizitës së Princit William

Dhjetëra trupa të pajetë u panë të shtrirë në rrugët e një favele në Rio de Zhaneiro, pas një operacioni masiv policor kundër bandave kriminale që ka lënë pas të paktën 132 të vrarë, përfshirë katër oficerë policie.
Ngjarja tronditëse ndodhi vetëm pak ditë përpara se Princi William të vizitojë Brazilin për ndarjen e Çmimit “Earthshot”, një nga ngjarjet ndërkombëtare më të rëndësishme të javës së ardhshme në qytet.

Operacioni më i madh në historinë e Rio-s

Sipas autoriteteve të Rio de Zhaneiros, rreth 2.500 oficerë policie morën pjesë në bastisjet që synonin të godisnin bandën e fuqishme të trafikut të drogës “Comando Vermelho” (Komanda e Kuqe).
Operacioni, i zhvilluar në lagjet Penha dhe Vila Cruzeiro, përfshiu 32 automjete të blinduara, 12 automjete shkatërrimi, dy helikopterë dhe dronë.

Të shtënat u dëgjuan për kilometra të tëra pranë aeroportit ndërkombëtar RIOgaleão, ndërsa tymi dhe zjarret mbuluan qiellin e qytetit. Banorët u detyruan të fshihen nëpër shtëpi, ndërsa dyqanet mbyllën dyert mes frikës së përhapjes së luftimeve.

Policia raportoi sekuestrimin e 93 pushkëve dhe gjysmë toni drogë, ndërsa paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet me përditësimet e reja.

“Narko-terrorizëm” dhe përdorim dronësh nga bandat

Guvernatori i shtetit, Claudio Castro, e përshkroi operacionin si “më të madhin dhe më të rrezikshmin në historinë e Rio de Zhaneiros”, duke e krahasuar situatën me një luftë të vërtetë urbane.
Ai publikoi pamje ku shihej një dron i përdorur nga bandat që lëshonte një predhë artizanale ndaj forcave të policisë, duke deklaruar:

“Kështu trajtohet policia e Rios nga kriminelët – me bomba të hedhura nga dronët. Kjo nuk është më krim i zakonshëm, por narko-terrorizëm.”

Pamjet dramatike nga terreni treguan dhjetëra të rinj të ndaluar, ulur në trotuar, zbathur e pa bluza, ndërsa rreth 81 persona u arrestuan.

Dyshime për motive politike para vizitave ndërkombëtare

Ndërsa autoritetet pretendojnë se bastisja kishte si qëllim ndalimin e zgjerimit të rrjetit të drogës, ka spekulime se operacioni mund të ketë qenë edhe një paralajmërim politik për bandat para dy ngjarjeve të mëdha që pritet të zhvillohen në Rio: samiti global C40 për ndryshimet klimatike dhe vizita e Princit William.

Dënime dhe reagime ndërkombëtare

Deputeti dhe pastori Henrique Vieira e dënoi ashpër ndërhyrjen, duke akuzuar qeverinë për qasje ushtarake ndaj favelave:

“Qeveria e trajton favelën si territor armik, me një leje për të qëlluar e për të vrarë.”

Ndërkohë, Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut deklaroi se është “e tmerruar” nga dhuna e ushtruar dhe numri i lartë i viktimave, duke kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për operacionin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Cleveland: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident automobilistik, familjarët nisin...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA dhe Shqipëri. Të martën, më 11 nëntor, Samira Xhaferi dhe Albi Çela, dy të...

Sali Berisha refuzon SPAK: “Thirrja ndaj meje nuk është bërë sipas ligjit” – Prokuroria...

0
Kryedemokrati Sali Berisha nuk u paraqit sot në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ishte thirrur për t’u pyetur mbi ngjarjet e...

Berisha akuzon: “Luftar Hysa, mik i Edi Ramës, pronar i ‘Queens Casino’ dhe i...

0
Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari dixhital në Facebook, sipas të cilit kazinoja “Queens Casino” në Montreal, Kanada, është në...

“Të më sjellin trupin e djalit këtu, nuk di gjë” – Fjalët e trishtuara...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest të Francës, ku një çift shqiptar u gjet i pajetë në apartamentin e tyre në adresën...

Tre raketa godasin një lagje në Damask, disa viktima dhe të plagosur

0
Mbrëmjen e sotme, tre raketa goditën një lagje në Damask, duke shkaktuar të paktën disa të vdekur dhe të plagosur, sipas mediave lokale siriane....