24.6 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Mashtrim 20-vjeçar në Milano: Nënë e bir marrin 400 mijë euro pension duke fshehur vdekjen e të afërmes

Një skemë mashtrimi e pazakontë është zbuluar në Milano, ku një nënë dhe djali i saj përfituan rreth 400 mijë euro duke tërhequr për dy dekada pensionin e një të afërmeje të ndjerë, pa raportuar kurrë vdekjen e saj.

E afërmja kishte ndërruar jetë në mars të vitit 2005, por përfituesit shfrytëzuan faktin që llogaria bankare ishte e përbashkët dhe vazhduan të tërhiqnin çdo muaj pagesat që i takonin të ndjerës.

Hetuesit e Guardia di Finanza zbuluan gjithçka pas një analize të thelluar të llogarive bankare, ku rezultoi se për vite me radhë ishin përdorur dokumente të falsifikuara identiteti, madje edhe formularë të nënshkruar me emrin e saj më shumë se një dekadë pas vdekjes.

Sipas autoriteteve, pikërisht këto falsifikime u mundësuan dy të dyshuarve të vijonin të përfitonin pensionin në mënyrë të paligjshme për gati 20 vite.

Tashmë nënë e bir përballen me akuzën për mashtrim të rëndë ndaj shtetit, ndërsa INPS (Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore) ka arritur të rikuperojë një pjesë të parave. Pjesa e mbetur është sekuestruar nga policia financiare, e cila po heton për të zbardhur të gjitha përgjegjësitë dhe mundësinë e bashkëpunimit me persona të tjerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...