19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Mbappé në Madrid: Galaktiku në kërkim të momentit të tij

Transferimi i Kylian Mbappé te Real Madridi u përjetua si ngjarja më e madhe e dekadës në botën e futbollit. Pas një “telenovele” të pafund që zgjati me vite, ylli francez më në fund veshi fanellën e bardhë, i pritur me duartrokitje, entuziazëm dhe pritshmëri që flisnin për një epokë të re galaktike në “Santiago Bernabéu”.

Por realiteti sportiv është më i ftohtë se emocionet. Statistikat e Mbappé flasin për gola dhe asiste, por kur analizohen me kujdes, shumica e këtyre shifrave vijnë në ndeshje kundër kundërshtarëve modestë – Alavés, Cádiz, Getafe. Në skenat e mëdha, aty ku historia shkruhet me gjakftohtësi dhe guxim, francezi ka qenë i zbehtë, në hije, shpesh i tejkaluar nga emra si Jude Bellingham, Vinicius Jr. apo Rodrygo.

Në “El Clásico”, në netët elektrizuese të Champions League, apo ndeshjet vendimtare të La Ligës, Mbappé nuk ka qenë ai që pritej të ishte. Nuk ka qenë lideri që tërheq skuadrën përpara, nuk ka qenë vendimtar në momentet kur fanella e Realit peshon dyfish dhe gabimet nuk falen.

A është ende në proces përshtatjeje? Apo ndoshta nuk ka lënë pas mentalitetin “parizien”, ku presioni ishte më i zbutur dhe objektivat më të paqartë? Cilatdo qofshin arsyet, në Madrid nuk ka shumë vend për justifikime. Aty kërkohet lidership, personalitet dhe vendosmëri, sidomos në sfidat që ndajnë legjendat nga thjesht emrat e mëdhenj.

Florentino Pérez e solli për të udhëhequr një projekt të ri fitues, por sot, në Valdebebas, ka zëra që pyesin: a ishte kjo lëvizja e duhur? Sepse ndërsa të tjerët mbajnë skuadrën mbi supe, Mbappé ende duket se është në kërkim të momentit të tij madhor.

Askush nuk e mohon talentin, karizmën dhe potencialin e tij. Por në Madrid, vetëm kaq nuk mjafton. Është koha që Kylian Mbappé të tregojë pse erdhi: për të bërë histori, jo vetëm për të shitur fanella.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...