33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Mbi 1,900 të vdekur dhe mijëra të plagosur pas dy tërmeteve shkatërruese”/ OKB paralajmëron krizë humanitare në Venezuelë

Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor vijon të përkeqësohet ndjeshëm.

Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve ka arritur në 1,943 persona, ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se vendi po përballet me një krizë të thellë humanitare dhe rrezik të lartë për shpërthim epidemish.

Kryetari i Parlamentit, Jorge Rodriguez, deklaroi se tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 kanë lënë gjithashtu rreth 10,500 të plagosur. Ai shtoi se në zonën portuale të La Huirës, një nga më të goditurat, ndodheshin rreth 30 mijë persona në momentin e fatkeqësisë.

Sipas autoriteteve, deri tani janë shpëtuar 6,461 persona, ndërsa OKB vlerëson se rreth 50 mijë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 72 orë nga tërmetet, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në terren. Një ekip nga Jordania arriti të nxjerrë të gjallë një djalë trevjeçar nga rrënojat në Karakas, duke rikthyer shpresën në operacionet e vështira të kërkim-shpëtimit.

Sipas vlerësimeve të NASA-s, bazuar në imazhet satelitore, rreth 58,870 ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar, ndërsa infrastruktura jetike ka pësuar dëme të rënda.

Situata më kritike mbetet në shtetin verior të La Huirës, ku mungesa e ushqimit, ndërprerja e komunikimeve dhe kolapsi i shërbimeve bazë kanë rënduar më tej gjendjen e banorëve.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) paralajmëroi se tensionet mes banorëve po rriten, ndërsa ndihmat nuk po arrijnë në të gjitha zonat e prekura.

“Ndonjëherë njerëzit vriten për një pako ushqimi. Luftojnë mes tyre sikur të ishin në luftë”, tha Daniela Armas, 18 vjeçe, e plagosur nga tërmeti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...