35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Norvegjia kalon në fazën e 1/8-ave të Botërorit, Haaland vendimtar në fund: “Zgjidhëm një ndeshje shumë të vështirë”

Norvegjia ka siguruar një vend mes 16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”, pas një fitoreje 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë në raundin me eliminim direkt.

Skandinavët, të udhëhequr nga Erling Haaland, arritën të përmbysin një ndeshje të vështirë që u dominua për periudha të gjata nga kundërshtarët afrikanë.

Në pjesën e parë, Bregu i Fildishtë krijoi disa raste të pastra për gol, duke ushtruar presion të vazhdueshëm. Megjithatë, Norvegjia shënoi në rastin e parë të vërtetë.

“Deri në atë moment, Bregu i Fildishtë dominoi në pjesën e parë,” u theksua në zhvillimin e ndeshjes.

Goli i avantazhit erdhi në minutën e 39-të, kur Nusa finalizoi me sukses dhe i dha epërsinë Norvegjisë.

Në pjesën e dytë, afrikanët u rikthyen fuqishëm dhe arritën barazimin në minutën e 74-t, me gol të Amad Diallo, futbollistit të Manchester United.

Por vendimi i ndeshjes erdhi në minutat e fundit, me Haaland që shënoi golin e fitores dhe vulosi kualifikimin e Norvegjisë.

“Sulmuesi i Manchester City jetoi një tjetër mbrëmje të madhe të kurorëzuar edhe me një rekord personal, që sigurisht lidhet me golat,” u theksua për paraqitjen e tij.

Norvegjia vazhdon kështu rrugëtimin në turne, duke siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...