25 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Mbledhja e Komisionit Hetimor në Shëndetësi shoqerohet me debate

Në një mbledhje të Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up në shëndetësi, parashikohet të zhvillohen disa seanca dëgjimore për të sqaruar rrethanat e lidhura me çështjen. Rendi i ditës përfshin seanca dëgjimore me përfaqësues të KLSH dhe përfaqësues të nismës “Thurje”.

Nënkryetari Plarent Ndreca ka folur në lidhje me akuzat e Ina Zhupës se Milva Ekonomi është në konflikt interesi, duke theksuar se komisioni nuk është një gjykatë.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar në lidhje me deklaratën e nënkryetarit të komisionit Plarent Ndreca, duke argumentuar se komisioni në një farë mënyre është trupë gjykuese.

Pjesë nga diskutimi:

Zhupa: Një anëtare e komisionit ka nënshkruar kontratë koncensionare me Sani Service për koncesionin e sterilizimit. A duhet të qëndrojë anëtare e komisionit dhe të marrë në pyetje ata që e kanë audituar? A ka një konflikt interesi këtu?

Ndreca: Zonja Ekonomi ka ushtruar një detyrë publike, pra nuk ka konflikt me interesat private. Nëse flasim për paanshmëri, ne nuk jemi magjistratë dhe komisioni nuk është një gjykatë klasike.

Korreshi: Jemi trupë gjykues këtu. Deri dje thonit jemi bashkëkryetar. Nuk kemi ardhur këtu për të hetuar njerëzit.

Ekonomi: :Më rezulton se s’kam konflikt interesi. Do ishte e mira të vija me informacione për të ndihmuar këtë komision, me këtë proces pune. Qershor-Dhjetor 2015, kam marrë detyrën në FSDKSH, ka qenë detyrë e komanduar. Duke kuptuar si funksion fondi vetë, është institucion financiar që zbaton kontrata, nuk harton. E kam bërë këtë detyrë duke mos qenë deputete. Konflikt interesi lind në momentin që ti merr mandat deputeti, e kam marrë në 2017. Për periudhën që flasim s’kam konflikt interesi. Skam firmosur kontratë, kam firmosur kontratën e financimit. Skam qenë në procesin e zgjedhjes që i është bërë kompanive”, tha Ekonomi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...