25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Mbyllet numërimi në qarkun e Kukësit/ PD siguron 2 mandate ndërsa PS 1 mandat

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Kukësit, ku PD ka siguruar 2 mandate ndërsa PS 1 mandat.

Në këtë qark janë numëruar të 141 qendrat e votimit dhe që nga fillimi i procesit nuk ka pasur surpriza.

PD ka në total 24071 vota në Kukës që është një bastion i demokratëve, ndërsa PS ka marrë 13856 vota. Partitë e tjera kanë marrë një numër të ulët dhe të papërfillshëm votash në këtë qark.

Sjellim në vëmendje që në rang vendi PS kryeson me 73 mandate në total, ku ka humbur 3 mandate në orët e fundit. Ndërkaq PD ka siguruar deri më tani 60 mandate, e ndjekur nga LSI me 5 mandate dhe PSD me 2 mandate.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...