20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Më në fund arrita të marrë drejtësinë që meritoja”, Antoneta Sevdari i rikthehet detyrës si prokurore

Antoneta Sevdari ka shprehur gëzimin e saj pas vendimit për t’u rikthyer në detyrë si prokurore, duke e vlerësuar si një fitore personale dhe profesionale. Ajo tha se ndihet e emocionuar dhe shpreson të ecë në rrugën e drejtësisë. Vendimi për rikthimin e saj u mor pas rishikimit të vendimit të shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, pas një vendimi të Strasburgut që i dha të drejtë Sevdarit dhe dënoi Shqipërinë me dëmshpërblim.

“Kjo është shumë e rëndësishme për mua si personalisht dhe profesionalisht. Ndihem shumë e gëzuar që më në fund arrita të marrë drejtësinë që meritoja. Sot është dita e drejtësisë dhe shpresoj të jem në rrugën e saj. Faleminderit ndihem e emocionuar dhe nuk kam fjalë të tjerë“, tha ajo.

Kjo është hera e parë që është rishikuar një vendim shkarkimi nga vettingu me formë të prerë për prokuroren Antoneta Sevdari, ish anëtare e KLP-së. Rishikimi i vendimit të shkarkimit nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit erdhi pas vendimit të gjykatës së Strasburgut që i dha të drejtë Sevdarit.

Strasburgu dënoi Shqipërinë me dëmshpërblimin e prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësimit kalimtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...