35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Rama përjashton një prej bashkive të vendit: Dështim spektakolar!

Kryeministri, Edi Rama ka folur ditën e sotme për ecurinë e turizmit në vendin tonë gjatë këtij sezoni. Duke folur për mënyrën sesi Shqipëria perceptohej më herët nga të huajt, Rama tha se tashmë vendi njihej për pastërtinë e ofruar duke nisur nga Tirana.

Por gjatë këtij përcaktimi, Rama ka përjashtuar bashkinë e Vlorës, duke e konsideruar menaxhimin për pastërtinë si një dështim spektakolar.

“Kemi qenë vend që bënim lajm për pisllëkun, që dilnim për mediat e tjera si një vend i ndotur. Kemi pasur një gangrenë, fushën e djegies së mbeturinave në spitallë të Durrësit. Sot Shqipëria bën lajmpër të kundërtën. Është mes vendeve që rekomandohet për t’u vizituar dhe për të kaluar pushimet.

Sot me përjashtimin spektakolar të bashkisë së Vlorës, mund të themi se kemi pasur një sezon relativisht të pastërt, duke filluar nga Tirana. Natyrisht Tirana ka probleme me pastrimin në pika të caktuara por fillojnë me pastërtinë. Sot ne kemi të gjitha mundësitë të shikojmë atë që do jetë Shqipëria e 2030-tës si një potencë turistike në gjithë këtë rajon. Investimet që po bëhen janë të një proporcioni që e mundëson këtë ambicie. Madje edhe me një pjesëmarrje në rritjen e cilësisë së vendeve të punës dhe larimisë të këtyre vendeve të punës. Aeroporti i Vlorës po ecën me ritme shumë të mira dhe është i garantuar nga marrëveshja me aeroportin e Mynihut i cili do jetë operator i aeroportit të Vlorës”-tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...