30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Mashtrim me tre identitete? Kush është Indrit Aliu, personi që u shfaq pranë Ramës në Izrael dhe u fotografua së fundmi me Spiropalin

Indrit Aliu, i njohur edhe me emrat Indrit Kolleshi dhe David Isaac, rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë pas publikimit të fotografive ku ai shfaqet në aktivitete me figura të larta të politikës shqiptare.

Sipas informacioneve të publikuara, Aliu, i cili në të kaluarën është dënuar për veprën penale të mashtrimit, kohët e fundit është prezantuar si shtetas izraelit me emrin David Isaac, duke pretenduar gjithashtu se drejton Sinagogën në Shqipëri.

Historia e tij daton që në vitet 2008–2009, kur, sipas dosjeve hetimore të kohës, ai akuzohej se mashtronte biznesmenë duke u premtuar zgjidhjen e çështjeve me institucionet shtetërore, duke shkaktuar një dëm ekonomik që është përllogaritur në mbi 4 miliardë lekë.

Në nëntor të vitit 2009 ai u arrestua në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Pas ekstradimit, u gjykua dhe në vitin 2011 u dënua me burg, ku qëndroi për rreth një dekadë, deri në lirimin e tij në vitin 2021.

Pas daljes nga burgu, Aliu u pa në takime me figura të njohura politike. Një prej rasteve ishte ai me ish-ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili publikoi një fotografi me të duke e prezantuar si një “gjeneral në pension i ushtrisë izraelite”. Postimi u fshi më pas, pasi, sipas raportimeve, ministri u informua për identitetin dhe të kaluarën e tij.

Një situatë e ngjashme u raportua edhe me deputetin Eduard Shalsi, i cili gjithashtu publikoi dhe më pas hoqi një fotografi me Aliun.

Në vitin 2023, Aliu u arrestua sërish nga Policia e Shtetit, nën dyshimet për mashtrim. Sipas hetimeve të publikuara atëherë, ai prezantohej si zyrtar i lartë dhe u premtonte biznesmenëve sigurimin e tenderëve në institucione të ndryshme shtetërore. Hetuesit sekuestruan telefona, kontrata dhe dokumente që dyshohej se përdoreshin në skemën e mashtrimit.

Pavarësisht kësaj historie, në janar të vitit 2026 ai u fotografua në një aktivitet ku mori pjesë kryeministri Edi Rama në Izrael. Në pamjet e publikuara, Aliu shfaqet me identitetin David Isaac në rreshtin e parë të aktivitetit, pranë Kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan, ndërsa në sallë ndodheshin edhe Linda Rama dhe zëvendësministrja e Jashtme, Megi Fino.

Së fundmi, David Isaac është fotografuar edhe në një takim privat me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Deri tani nuk ka informacion publik mbi natyrën e këtij takimi apo mbi mënyrën se si ai është prezantuar.

Ndërkohë, nuk ka pasur reagim zyrtar nga institucionet apo nga personat e përmendur lidhur me këto pretendime dhe fotografitë e publikuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...