28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rama: “Ky zinxhir nuk funksionon nëse Policia e Shtetit nuk e përfshin krimin mjedisor si pjesë e punës të përditshme”

Në takimin me kryetarët e Bashkive dhe prefektët për pastrimin e territorit në zona bregdetare, kryeministri Edi Rama, deklaroi se ndotja e mjedisit është një sfidë e cila duhet të trajtohet me seriozitet.

Rama theksoi se Lezha është një nga Bashkitë e cila duhet marrë shembull, pasi sipas tij ka një mirëorganizim për menaxhimin e mbetjeve.

“Vitin e ardhshëm do të fillojmë me katër zonat më kritike për të vijuar me zonat bregdetare. Por ka një tjetër arsye për të reflektuar sepse kemi një model që e bën më shqetësues situatë që tregon që përtej të gjitha shtrëngimeve financiare, lidershipi i Bashkisë dhe organizimi luan një rol që mund të arrijë deri në pikën që mund t’i kapërcejë këto probleme.

Në Bashkinë e Lezhës kemi pasqyre ndryshe nga pjesa tjetër dhe as nuk ka ndonjë taksë marramendëse për pastrimin apo mbështetje speciale nga qeveria. Por ka një skemë organizimi përmes së cilës arrin të garantojë, ndoshta jo 100 % të shkëlqyer, por është një kuotë të lartë pozitive.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu u shpreh se do të ketë një aleancë me bashkitë që nuk e përballojnë dot pastrimin, ndërsa ritheksoi se Policia e Shtetit duhet të përfshijë më shumë në punën e saj të përditshme krimin mjedisor.

Sezonin e ardhshëm është mirë të adresojmë edhe problemin  e pastrimit të plazheve. Është e domosdoshme që sëbashku të adresojmë edhe aspektin e ndëshkimit, gjobave. Por në fund të ditës i gjithë ky zinxhir nuk funksionon nëse Policia e Shtetit nuk e përfshin krimin mjedisor si pjesë e punës të përditshme dhe vazhdon të ketë dobësi”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...