35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Meta akuzon qeverinë për masakër mjedisore: “Qytetarët paguajnë më shumë taksa për pastrimin por marrin helmimin”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se po kryen masakër mjedisore në zonën e Shijakut, teksa është lejuar djegia e qindra tonelatave me mbeturina.

Meta theksoi se edhe pse qytetarët kanë paguar miliona euro “rilindjen” e Edi Ramës, në këmbim nuk morën kurrë inceneratorë, por janë duke marrë helmimin.

“Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë pasi dje në mbrëmje rreth orës 22:00 në mënyrë të qëllimeshme janë djegur tonelata me plehra të cilat kanë qenë të depozituara në hapësirën mes Hardhishtës, Romanatit. Kjo është bërë qëllimisht natën në mënyrë që gjatë natës të mos kishte shumë reagime, të mos kishte mundësi për politikanët të reagonin. Ndërkohë që të gjithë banorët e Shijakut e dinë presionin që u bëhet për të mos folur për depozitimet e paligjshme që bëhet pranë shtëpive të tyre. Është e qartë se si funksionojnë këto kompanitë e bashkive rilindasve, siç është e qartë e gjithë skema e inceneratorëve me në krye Ramën. Qytetarët paguajnë më shumë taksa për pastrimin dhe nuk marrin shërbimin, por marrin helmimin.

Unë kam marrë disa herë foto dhe mesazhe nga banorët e atij komuniteti për situatën mjaft të rëndë me plehrat dhe mbetet. Sot në mëngjes nuk po i besoja pamjeve që më dërguan derisa shkova vetë. Pasi morën vesh që po shkoja atje, u nisën dy zjarrëfikëse për të fikur zgjarrin. Ajo që është më e rënda që tregon kapjen e shtetit është reagimi i Policisë së Shijakut pas vajtjes sime atje, ku tregon se një person A.M ka djegur disa goma dhe materiale të tjera. Atje edhe ndonjë bombë të kishte rënë nuk do të ishte ajo ndotje e jashtëzakonshme. Është edhe më i rëndë reagimi i kryerilindasit të Shijakut. Ti marrësh taksat popullit tënd dhe ta kthesh atë zonë të mrekullueshme në një vend terrori ndaj qytetaëve që të mos protestojnë për plehrat që ua depozitojnë si male para shtëpive të tyre, është shumë e rëndë dhe e papranueshme”, tha Meta.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...