35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

‘Nuk ka vullnet politik për referendum’, mblidhet këshilli për reformën territoriale

Ditën e sotme ka nisur mbledhja e komisionit për Reformën Terrioriale, ku i pranishëm për të dhënë mendimin e tij ka qenë, Fatlum Nurja, eksperti i projektit “Bashki të Forta”.

I pyetur nga deputetja e PD, Dhurata Çupi, mbi mundësinë e ligjit të referendumit sa i takon organizimit të qeverisjes vendore, Nurja tha se mungesa e një ligji të tillë vinte për shkak se nuk kishte një vullnet të qartë politik.

“Mungon ligji për referendum. Ka pasur ministra që i kanë prezantuar edhe në komisione për qeverisjen vendore dhe kanë ngelur aty. Do të ishte standarti më i lartë, por nuk është një vullnet politik. Pra kushtetuta e përcakton, por nuk ka vullnet politik.

Nëse do bëhet referendumi unë nuk e di sesa do të ishin të qarta komunitetet, pasi ne jemi sot në një reformë globale që është E-qeverisja. Unë kam shumë informacion se njësitë rurale dhe të thella nuk kanë kapacitete njerëzore të mjaftueshme për të përballuar.

Nuk më duken të lumtura bashkitë e vogla në krahasim me ato të mëdha. Por këto që janë pak, nuk më duket se janë të lumtura, nuk më duket se bëjnë konsultime publike. Pra nëse ti do bësh bashkim të njësive duhet bërë në kuadër të krijimit të efikasitetit. Ky vjen si rezultat i mungesës së monitorimit nga institucionet përkatëse, këshillat vendorë janë në një nivel shumë të ulët. Dhe këto nuk janë rastësisht aty, janë të zgjedhur me një vullnet politik”-u shpreh Nurja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...