27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Meta për deklaratën e Ramës për Ballkanin e Hapur: “Tregon që vasaliteti vazhdon thellohet dhe ndoshta është edhe i paevitueshëm”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për “marrëdhënie vasaliteti” me liderin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“Çdo marrëdhënie vasaliteti është e papranueshme, ne duam marrëdhënie konstruktive, e dua t’u kujtoj që dhe në marrëdhënie me Shqipërinë, Seriba çon përpara vetëm marrëveshjet apo projektet që i interesojnë asaj.

Marrëdhënia e vasalitetit është e provuar, nuk është e dyshuar dhe nga kjo marrëdhënie duhet të hiqet dorë menjëherë”, tha Meta.

Ndërkohë i pyetur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Ballkani i Hapur do e ndihmojë situatën e krijuar në Veri, Meta tha se “nuk dua ta besoj që një gjë e tillë është thënë, tregon që vasaliteti vazhdon thellohet dhe ndoshta është edhe i paevitueshëm derisa këtë çështje ta zgjidhë në mënyrë të qartë populli i Shqipërisë që ka miratuar një politikë të jashtme prej kohësh që ka qenë e qendrueshme, konstante e në ndihmë të forcimit të shtetësisë së Kosovës, dhe të gjithë asaj fryme partneriteti të barabartë midis të gjithë vendeve të rajonit tonë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...