21.4 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Meta takim me Yuri Kim dhe presidenten Osmani:” Një ekonomi e mirë do të ulte numrin e trafikimit të qënieve njerëzore”

Presidenti i vendit Ilir Meta ka qenë sot pjesë e punimeve të “Forumit të Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”.

Trafikimi i qenieve njerëzore tha kreu i shtetit vijon të mbetet një fenomen shqetësues për Ballkanin dhe Evropën. Në këtë tryezë ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, si dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Pavarësisht përpjekjeve të shtuara e mekanizmave vijojnë vështirësitë dhe në mbështetjen e viktimave të mundshme. Shtetet e rajonit preken në dy mënyra. Nga njëra anë shumë prej banorëve migrojnë në vendet e BE, nga ana tjetër, individë të vendeve të treta kalojnë në vendin tonë me synim për të hyrë në BE. Rreth 17% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore janë qytetarë nga rajoni ynë. Pavarësisht një sërë masash të marra ndër vite trafikimi i fëmijëve është ende shqetësues. Pandemia i bëri fëmijët dhe më të ekspozuar ndaj trafikimit ku vërehet dhe rritja e shfrytëzimit të fëmijëve në internet”.

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore theksoi Presidenti Meta duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit, mbrojtjen e viktimave të mundshme dhe dënimin e autorëve të përfshirë, përfshirë dhe çdo zyrtar bashkëpunëtor.

Meta theksoi në fjalën e tij se duhet rritje e bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe
qeverisë, dhe bashkëpunimin rajonial me autoritetet e BE.

“Duhet prioritet e vëmendje më të madhe situatës ekonomike në vendet tona luftës kundër varfërisë, përkujdesjes sociale, krijimit të mundësive për punësim për një të ardhme të sigurt në vendet tona. Synimi i trafikantëve janë persona në vështirësi më të mëdha ekonomike e sociale, personat në nevojë të dëshpëruar për punë. Një ekonomi më e mirë dhe e qëndrueshme, punë e mirëpaguar, sundimi i shtetit të së drejtës do përmirësonin jetën e do ndikonin në uljen e trafiqeve të cdo lloj”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...