29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Meta thirrje qeverisë të ulë çmimin e karburanteve: “Çdo denoncim është bërë me fakte, dhe jo për qëllime politike”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar në Facebook, një mesazh nga konferenca e mëparshme për shtyp, duke i bërë thirrje qeverisë që të ulë çmimin e karburanteve.

Ish-presidenti u shpreh se i duhet dhënë fund “rrjepjes së pamëshirshme” që po i bëhet popullit me çmimet e larta.

Meta u shpreh se çdo vit, nga xhepat e qytetarëve mblidhen 200 mln euro përmes taksës së qarkullimit të vendosur për automjetet.

Sipas tij, 20 mln euro shkojnë për mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa 180 milionë euro shkojnë për kostot e fryra të PPP-ve dhe konçensioneve.

“Grumbullohen nga xhepat e shqiptarëve 200 milion euro në vit nga taksa e qarkullimit por përdoren vetëm 20 milion euro për mirëmbajtje. Ku shkojnë 180 milion euro të tjera? Sigurisht që shkojnë në kostot e fryra të PPP-ve dhe konçensioneve. Ndal kësaj rrjepje të pamëshirshme.

Ne do të bëjmë çdo gjë. Çmimet do bien kur populli të ngrihet. Dhe populli do të ngrihet. Askush nuk ka pse të shqetësohet nga konferencat dhe denoncimet. Çdo denoncim është bërë me fakte, me prova dhe jo për qëllime politike. Është në interes të lartë të qytetarëve. Do të vazhdojmë çdo ditë, jo vetëm të bëjmë denoncime. Ora e shtetit po vjen, e ligjit po vjen”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...