27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Vuçiç bisedon me ambasadoren kineze për situatën në Kosovë: “BE të ndikojë tek qeveria në Prishtinë për t’i përmbushur obligimet e saj”

Situata në Kosovë ka qenë temë diskutimi në një takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ambasadores kineze në Beograd, Chen Bo.

Siç ka njoftuar presidenca serbe, takimi, i mbajtur me kërkesë të Vuçiçit, ndodhi një ditë para vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Më 17 gusht, siç është paralajmëruar, presidenti i Serbisë do të ketë një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili më pas do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të presidencës serbe, Vuçiç i ka thënë ambasadores kineze se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut si e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës dhe se Beogradi po kërkon që Prishtina të zbatojë marrëveshjet e arritura.

“Për nëntë vjet nuk u ka shkuar në mendje të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Presim që BE-ja dhe partnerët perëndimorë të ndikojnë te Prishtina që seriozisht dhe me përgjegjësi t’i përmbushë obligimet e saj, siç ka bërë Serbia”, tha Vuçiç, sipas njoftimit.

Vuçiç ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, sipas njoftimit, ambasadorja kineze ka thënë se shteti i saj do të mbështesë gjithmonë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Ambasadorja Chen po ashtu ka thënë se Kina përkrah gjetjen e një zgjidhjeje në kuadër të dialogut, nën ombrellën e rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiç dhe ambasadorja kineze Chen, kanë diskutuar edhe për projektet aktuale dhe të planifikuara midis Serbisë dhe Kinës.

Rusia dhe Kina mbështesin qëndrimin e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, rundi i ri i bisedimeve në Bruksel mbahet në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë.

Serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht, në shenjë pakënaqësie me dy vendime të Qeverisë së Kosovës, bllokuan rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Vendimi i parë ka të bëjmë me lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës. Një praktikë të tillë Serbia e aplikon ndaj shtetasve të Kosovës qe 11 vjet.

Ndërkaq, vendimi i dytë kërkon që të gjitha makinat me targa serbe të regjistrohen me RKS (Republika e Kosovës).

Vlerësohet se në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, qarkullojnë 10.000 makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, sikurse KM, PZ, UR, e të cilat konsiderohen ilegale nga Kosova.

Barrikadat në veri u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Qeveria e Kosovës, pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Por, që nga ngritja e barrikadave, zyrtarët në Serbi dhe Kosovë kanë ashpërsuar retorikën, gjë që ka shtyrë BE-në që të reagojë duke thënë se liderët do të mbahen përgjegjës “për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”. /REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...