17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Mijëra shqiptarë në protesta masive në Britaninë e madhe arrijnë të firmosin peticionin kundër deklaratave për ta nga qeveria

Mijëra protestues shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar protestuan sot në Westminster Bridge, kundër deklaratave të bëra nga Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Baverman e cila tha se emigrantët po pushtojnë Britaninë e Madhe. Mësohet se pas protestës masive, ata kanë firmosur një peticion ku kërkojnë që të ndalohen deklarata kundër tyre, se kanë hyrë në mënyrë ilegale dhe i sigurojnë të ardhurat duke punuar në krimin e organizuar.

Shqiptarët në Londër u mblodhën sot rreth orës 11:00 dhe protestuan me këngë e valle popullore si dhe të veshur me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi dhe me plisa në kokë. Përpos atmosferës me këngë e valle, ata tërhoqën vëmendjen përmes pankartave thumbuese drejtuar Sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe Suella Baverman.“Ne punojmë, ne paguajmë taksa, jemi shqiptarë”, “Suella duhet dërguar në Ruanda”, “Marangoz me kohë të plotë, në kohën e lirë kriminel”, “Suella shpërndan gënjeshtra”, ishin këto disa nga pankartat që mbanin emigrantët shqiptarë gjatë protestës. Një nga më pikatet ishte dhe ajo ku shkruhej: “Mos negocioni me Edi Ramën, Suella të shkojë në vendin e saj.”

Prej kohësh, mediat britikanike dhe jo vetëm kanë vendosur në shënjestër shqiptarët që shkojnë me gomone në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil. Madje për disa kohë u konsiderua dhe ndërtimi i një kampi në Ruanda të Afrikës, ku do të çoheshin të gjithë ata që do të hynin ilegalisht në Angli. Tema e emigrantëve është përdorur gjërësisht në politikën britanike, ku shqiptarët konsiderohen si persona që shkojnë në Angli për të punuar në krimin e organizuar si “fermerë” në shtëpitë e barit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...