27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret në Tiranë ngarkuarën me punë të SHBA-ve

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti sot në takim Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe theksoi miqësinë e fortë mes dy vendeve, bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik të fortë.

Ministri Hoxha shprehu mirënjohje për mbështetje e pakursyer të SHBA-ve ndaj agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, me një theks të veçantë në programin ICITAP, që fokusohet në asistencën për Policinë e Shtetit.

Në lidhje me takimin, Ministri Hoxha u shpreh: “Ishte kënaqësi të takoja sot të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn. Në këtë takim, konfirmuam jo vetëm miqësinë mes dy vendeve, por gjithashtu ritheksuam partneritetin e fortë strategjik.” Ai theksoi gjithashtu se “e njohu znj. VanHorn me disa prej prioriteteve në detyrën e tij si Ministër i Brendshëm dhe e falënderoi për kontributin e çmuar të programit ICITAP në rritjen e parametrave të sigurisë për Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare.”

Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për tema të tjera me interes për qytetarët e të dy vendeve. “Folëm në këtë takim të parë mbi mundësitë e reja të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit për mirëqenien e qytetarëve tanë,” tha Ministri Hoxha pas takimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...